Neymar ka kontaktuar me lojtarët dhe stafin e Barcelonës për një rikthim në ‘Camp Nou”.

E përditshmja katalane “Mundo Deportivo” e ka hapur ditën e sotme me këtë lajm “bombastik” duke theksuar se Neymar i është ofruar Barcelonës, shkruan SYRI.net.

Sipas kësaj gazete sulmuesi brazilian mund të rikthehet gjatë merkatos së verës së vitit 2019 pasi është penduar për zgjedhjen duke u transferuar drejt “Parc de Prince”.

Neymar shkoi menjëherë në Paris për të nënshkruar me PSG-në deri në vitin 2022, por një pjesë e kokës dhe zemrës së tij kanë mbetur në Barcelonë.

Dështimi në Champions League dhe marrëdhënia jo e mirë me lojtarët e PSG-së kanë bërë që Neymar të mendojë realisht largimin nga Franca.

Kujtojmë që më 3 gusht avokati i Neymar da Silva Santos Junior dorëzoi te klubi i Barcelonës arritjen e marrëveshjes me PSG-në e cila pagoi klauzolën e lirimit me vlerë 222 milionë euro.