Për në maj janë anuluar bisedimet midis përfaqësues të grupeve të deputetëve nga Kuvendi i Maqedonisë, të iniciuar nga tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan, konfirmuan për MIA-n nga zyra e Vajgëllit.

Takimi, siç u paralajmërua, ekzistonte mundësi që të mbahet nga 15 deri më 17 mars në Ohër dhe në të përveç deputetëve nga Kuvendi dhe tre eurodeputetët paralajmërohej pjesëmarrja edhe e eurokomisarit Johanes Han. Tema kryesore të bisedimeve fillimisht duhet të jenë Rregullorja për punë e Kuvendit dhe kodeksi etik, por përfaqësuesit e grupeve të deputetëve në periudhën e kaluar mundeshin që edhe vetë të iniciojnë çështje për të cilat do të mund të flitet në takime.

Nga zyra e eurodeputetit Ivo Vajgëll theksojnë se takimi është shtyrë për në maj vetëm për shkaqe organizative.

Eurodeputetët fillimisht iniciuan bisedime në shtëpinë e Zhan Monesë në Paris dhe ky takim ishte i planifikuar për në fund të janarit. Por, për shkak të pamundësisë që përfaqësuesit e opozitës të marrin pjesë është shtyrë. Më vonë është ndryshuar edhe vendi i këtyre takimeve, që duhet të thonë përmirësim i dialogut midis grupeve të deputetëve pas dhunës së 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend.