Një miliarder rus shkruan se Xhorxh Soros, një financues i madh i kauzave liberale, po financon Fusion GPS, kompani që ka orkestruar dosjen e Christopher Steele.

Nëse është e vërtetë, është e mundur që hetimet e vazhdueshme anti-Trump të Fusion GPS nuk janë financuar vetëm nga fushata e Partisë Demokratike dhe Hillari Klinton, por edhe nga tregtari i monedhës Soros.  Ai kohët e fundit ka premtuar 18 miliardë dollarë për grupe dhe kauzat liberale.

Lidhja e Soros u pohua nga Oleg Deripaska, një manjat rus, emri i të cilit shfaqet herë pas here në hetimin për lidhjet Trump-Rusi.

Fox News siguroi mesazhe të fshehta mes Senatorit demokrat të Virxhinias, Mark Warner, dhe Komisionit përzgjedhës të Senatit për Zv.Kryetarin e Inteligjencës dhe përfaqësuesin ligjor,  Adam Waldman, i cili përfaqëson z. Deripaska.

Z. Warner e përdori z. Waldman si një ndërmjetës për të arritur z. Steele, një ish spiun britanik, me të cilin komiteti dëshiron të flasë.

Diskutimi nga Waner tek Wadman e tek Steele nuk duket të jetë produktiv.

Z. Deripaska, në një opinion në ‘Daily Caller’, nuk prek Steele, por  Fusion dhe Daniel J. Jones, një ish-pjesëtar i ekipit të senatorit demokrat të Kalifornisë,  Dianne Feinstein.

Z. Jones tani drejton firmën e tij investiguese Penn Quarter Group, dhe ka qenë në kontakt me Fusion, i cili ende po përpiqet të rrisë dosjen kontestuese Steele.

Z. Deripaska zbulon se z. Waldman dëshmoi përpara Komitetit të Inteligjencës së Senatit, dhe po kështu z. Warner.

Ai tha se zoti Jones i tha z. Waldman se Soros ishte duke financuar Fusion.

“Megjithatë, më 16 mars 2017, Daniel Jones – një anëtar i ekipit të Fusion GPS, vetë-përshkruar si ish-agjent i FBI-së dhe, siç e njohim tani nga media, një staf i ish-Feinstein, u takua me avokatin tim, Adam Waldman, dhe e përshkroi Fusion si një organizatë mediatike në hije që ndihmonte qeverinë, e financuar nga një grupim miliarderish ‘Silicon Valley’ dhe George Soros. Avokati im i dëshmoi këto fakte Komitetit të Inteligjencës të Senatit më 3 nëntor”, shkruan ai.

Emri i zotit Jones u shfaq së pari në çështjen e dosjes në një letër nga dy republikanë, kryetari i Komitetit të Gjyqësorit të Senatit Charles Grassley dhe Senatori,  Lindsey Graham nga Karolina e Jugut.

Ata kërkuan nga Partia Demokratike kopjet e ndonjë komunikimi me një listë prej mbi dhjetë personash, përfshirë z. Jones dhe z. Deripaska.

Z. Deripaska është një nga oligarkët më të njohura të Rusisë me lidhje të ngushta me Kremlinin. Ai dikur punoi për Paul Manafort, një ish-menaxher i fushatës së Trump, tani nën akuzë për konspiracion dhe evazionin fiskal të të ardhurave.

https://www.washingtontimes.com/news/2018/mar/10/george-soros-liberal-megadonor-bankrolling-fusion-/