Ish kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza drejtuar një Ministri e kreut parlamentar të PS-së, duke i cilësuar si “derra” që zhgërryhen në ushqime e luks, ndërsa të varfërve të Shqipërisë po u hiqet edhe kafshata e bukës përmes reformimit të skemë së ndihmës ekonomike.

Berisha ka sulmuar Damian Gjiknurin dhe Taulant Ballën, duke postuar në rrjetin social një denoncim të një qytetari, i cili sdhprehet se në tavolinë zyrtarët kishin tre kamarierë personale, ndërsa fatura shkoi 5 milionë lekë.