Partia socialdemokrate e Gjermanisë (SPD) sot i kumtoi emrat e ministrave të saj në Qeverinë e ardhshme gjermane, me çka është e njohur përbërja e plotë e Kabinetit të ri të kancerlares, Angela Merkel.

Në Qeverinë e re gjermane, gjashtë ministra do të jenë nga radhët e SPD-së, midis të cilëve është edhe shefi i ti i diplomacisë Hajko Mas, i cili deri më tani ishte ministër i Drejtësisë dhe Mbrojtjes së konsumatorëve.

Prefekti i deritanishëm i Hamburgut dhe u.d. lider i SPD-së Olaf Sholc, do të jetë zëvendëskancelar i ri dhe ministër i Financave, ndërsa me Ministrinë e Punës do të udhëheq 45 vjeçari Hubertus Hajl.

Олаф Шолц

Socialdemokratët e mbajnë dikasterin e Drejtësisë, me të cilin tani do të kryesojë ish-sekretarja e përgjithshme e SPD-së dhe ministre e deritanishme e Çështjeve të grave, Katerina Barlej.

Ministre e re e Familjes është prefektja e deritanishme e komunës së Berlinit Nojkeln, Franciska Gifej, Befasia më e madhe midis ministrave socialdemokratë është Svenja Shulce, e cila do të udhëheq me Ministrinë e Mbrojtjes së Mjedisit Jetësor.

Unioni demokratik kristian (CDU) i Merkelit, që paraprakisht i kumtoi emrat e ministrave të saj në Qeveri. Ministër pa dikaster nga radhët e partisë së Merkelit në Qeveri do të jetë anesteziologu Halte Braun, i cili vlen di njeri i cili nga prapavija ka ndikim të madh ndaj sjelljes së vendimeve në CDU.

Хелге Браун

Partia e nominoi Peter Altmajer për ministër të ri të Drejtësisë, ndërsa me Ministrinë e Shëndetësisë do të udhëheq Jens Shpan, i cili vlen si kritik kryesor i Merkelit midis anëtarëve partiakë.

Ministrja e deritanishme e Mbrojtjes, Ursulla fon der Lajen edhe më tej do të udhëheq me dikasterin e njëjtë, ndërsa në krye të Ministrisë së Bujqësisë do të jetë “shpresa e re e demokristianëve”, Julia Klekner.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës do të jetë Anja Karliçek, ndërsa CDU-ja do t’i japë edhe ministrat shtetërorë të Integrimit dhe të Kulturës në të cilat funksione do të qëndrojnë Anete Vidman-Mauc dhe Monika Grites.

Partia si motër e CDU-së, Unioni bavarian kristian social (CSU) e mori Ministrinë e Punëve të Brendshme, me të cilën do të kryesojë lideri partiak Horst Zehofer.

Хорст Зехофер

Nga radhët e kësaj partie do të jetë edhe ministri i Komunikacionit, Andreas Shojlerer, i cili vlen si një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Zehover, si dhe njeriu i parë i ri i Ministrisë së Zhvillimit, Ger Miler.

Listën e anëtarëve të Kabinetit të ri të Merkelit e rrumbullakos ministri shtetëror i Digjitalizimit Dorotea Ber nga radhët e CSU-së.

Pritet që së shpejti Merkeli edhe zyrtarisht ta dorëzojë propozimin e kandidatëve për anëtarë të Qeverisë së saj të re, pas çka ajo edhe zyrtarisht do ta marrë detyrën.