Ajo është një nga këngëtaret me zërin më të veçantë.

Flasim për Bebe Rexha e cila përveç muzikës po komentohet shumë edhe për stilin e saj të veshjes.

E për ditën ndërkombëtare të gruas nuk kishte se si të mungonte urimi për njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën.

Dihet që Bebe Rexha ngado që shkon, pothuajse gjithmonë merr me vete dhe nënën e saj.

“Të dua nënë. Ti më inspiron mu që të jem një femër e mirë çdo ditë. Urime Dita Ndërkombëtare e Gruas të gjitha grave” ka shkruar Bebe Rexha në fotografinë e publikuar ku shfaqet duke puthur në buzë nënën e saj.