Nga Xhuljo Ferzaj

Investigimi i një prej mediave më prestigjioze amerikane , “Mother Jones” i ka nxjerrë Lulëzim Bashës sekretet lidhur me lobin rus, një skandal i rëndë që nuk është dëgjuar më para. Menjëherë pas kësaj doli në media dhe deklaroi se kryeministri Rama e kishte paguar, madje e quajti “Mother Jones” ekstremiste por realiteti ishte shumë i hidhur, për faktin se nuk e priste një gjë të tillë. Bashkëpunimi me lobin rus rezulton të jetë i vërtet, këtë e pohon edhe New York Times, por as këtë nuk e pranoi kryetari i Partisë Demokratike, çfarë duhet të presim tjetër përveçse të dali ndonjë skandal më i madh se kaq? Apo ta bëjmë Shqipërinë si Maqedoni dhe Ukraina. Duhet të tregoi se burimin e këtyre të ardhurave, por edhe takimin që ka pasur me ambasadorin rus në Tiranë, Alexandër Karapushin. Protesta e 2017 me ngritjen e çadrës në Bulevard, ishte një frymëzim nga Rusia, e ngjashme me skenarin e Maqedonisë dhe Ukrainës. Nuk është i rastësishëm bashkëpunimi me lobin rus.
Basha duhet të japi dorëheqjen pas këtij skandali, duhet lidership i ri, dhe i aftë jo Basha i cili ka sjellë vetëm rrënim brenda PD, duke larguar figurat politike që kanë kontribuar për vite me radhë, madje atëherë kur ky i fundit nuk ishte ende në politik. Pas mbledhjes së Kryesisë deklaroi se PD ka nevojë për transformim që do ti paraprij transformimit të Shqipërisë. Gjë e cila solli kritika të shumta siç ishte ajo e Arben Imamit i cili tha se “Basha ka vetëm fjalë të bukura”. Basha gabon kur thotë se do sjelli transformim ndërkohë që ai nuk është ende një politikan i pjekur por ka shumë probleme si lider. Së pari dështimi në zgjedhe ndodhi për fajin e tij, por më pas dështoi edhe të sillte ndryshimin e Partisë Demokratike, gjë e cila solli rrënimin e saj vetëm për karrigen e Lulëzim Bashës. Mos përfshirja në listën e zgjedhjeve të përgjithshme e figurave që janë simbol i PD, i solli largimin e anëtarëve, por edhe probleme serioze me strukturat në rrethe. Së fundi do sjelli dhe krijimin e një partie të re nga Patozi, Bode, Imami, Jozefina Topalli dhe disa politikan të tjerë. Partia Demokratike ka nevojë për një demokrat të vërtet dhe jo Bashën që shkatërron një parti të tërë vetëm për interesat personale. Basha nuk është një demokrat sepse ai nuk lejon mendimin kritik, nuk pranon platformat e deputetëve si Astrit Patozi, Ridvan Bode apo Jozefina Topallit të cilët meritojnë realisht ta drejtojnë këtë parti. Nëse sot PD-ja do drejtohej nga Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Eduart Selami ose figura të tjera me siguri nuk do ishin përfshirë në skandalin e lobit rus, por do kishin sjellë reforma reale dhe jo gënjeshtra, nuk do ishin aty ku ndodhet sot Basha. Kuvendi Kombëtar i Partis Demokratike, është një gënjeshtër të cilën e ka krijuar për të qëndruar ende në karrige, por pa sjellë asnjë ndryshim. E gjitha kjo ndodh sepse Basha duhet të ndryshoj në radhë të parë vetë si politikan dhe jo të eci me gënjeshtra politike. Përfshirja në skandalin me lobin rus është i pajustifikueshëm, duhet ti hapi rrugën figurave politike brenda këtij grupi të cilat mund ta nxjerrin PD-në nga rrënimi, ndërsa Basha nuk mund ta bëj një gjë të tillë për faktin se nuk zotëron aftësi lidershipi, përkundrazi dështoj në bashkimin e demokratëve. Deklarata e tij se do transformoj PD dhe më pas Shqipërinë ngjan me deklaratën e një gjinkalle e cila deklaron se do bëhet milingonë, nuk ka asgjë serioze por një gënjeshtër të radhës fjalë të bukura. Partia Demokratike nuk ka pse të shkatërrohet nga gabimet e një drejtuesi të paaftë i cili firmos kontratë me një lob rus, që kishte lidhje të drejtpërdrejta me Kremlinin, këtë përgjegjësi duhet ta mbaj vetëm Basha, ai duhet të tërhiqet nga posti i kryetarit sepse demokratët u lodhën duke dëgjuar se ndryshimi po vjen, por në të vërtetë skandalet po dalin njëra pas tjetrës. Madje në emisionin Opinion tha se do e hidhte në gjyq “Mothe Jones” me pretendimin se kishte shpifur në interes të kryeministrit Edi Rama, me këtë kërkon të justifikohet dhe të bindi demokratët se kundër tyre po sajohen fushata mediatike, por harron se shqiptarët nuk mund të bëhen budallenj, ata janë të vetëdijshëm për dështimet që kanë ardhur nga skandalet si ky i ditëve të fundit. E vetmja zgjidhje që mund ta shpëtoj PD-në nga kriza politike dhe skandalet si rasti i bashkëpunimit me lobin rus është dorëheqja.