Në Federatën Spanjolle të Futbollit shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin e ri të saj dhe një prej kandidaturat është edhe Huan Luis Larrea, i cili duket se ka mbështetjen e 10 prej 11 klubeve të Primera Divisionit dhe 9 të Segunda Division.

Deri tani i vetmi klub që nuk e ka dhënë mbështetjen e tij është Barcelona që ka vendosur një kusht, i cili ka të bëjë ndeshjet e Kupës së Mbretit dhe Superkupës së Spanjës.

Skuadra katalanase kërkon që të dyja këto kompeticione të zhvillohen me ndeshje unike në mënyrë që te lehtësohet kalendari sezonal.

Në rastin e Kupës, Barcelona kërkon një sistem hibrid mes atij të FA Cup dhe Kupës së Italisë. Në Itali, 8 skuadrat e para nuk luajnë në Kupë deri në 1/8 e finaleve dhe ndeshjet luhen në fushën e skuadrës së kategorisë më të lartë. Vetëm ndeshjet gjysmëfinale luhen me sistem vajtje-ardhje.

Në Angli, ndeshjet luhen në fushën e skuadrës që është në një kategori më të ulët. Ajo që do Barcelona është që të reduktojë disa data të kupës së Mbretit për të mos jetë e mbingarkuar për ndeshjet e Ligës së Kampioneve.

Për sa i përket Supekupës së Spanjës, Barcelona do që ajo të mos zhvillohet me sistem vajtje-ardhje, por në një fushë neutrale të pëlqyeshme nga të dyja finalistet e mundshme dhe nëse është e mundur edhe jashtë kufijve të Spanjës.