Barcelona nuk e ka ndier mungesën e Lionel Messit pasi ka fituar 2-0 në ndeshjen ndaj Malagas të vlefshme për javën e 28-të të La Ligas.

Golat për katalanasit u shënuan gjatë 45 minutave të para të lojës me anë të Luis Suarez dhe Coutinhos.

Së pari uruguaiani në minutën e 15-të dhe më pas braziliani në minutën e 28-të shënoi një mrekulli duke mposhtur portierin me finte.

Kujtojmë që Messi e braktisi skuadrën në momentet e fundit për çështje personale, ardhjen në jetë të fëmijës së tij të tretë, Ciros.

Barça kryeson La Ligan me 72 pikë të grumbulluara 11 më shumë se ndjekësit e Atleticos.