Barack dhe Michelle Obama siç duket po e lënë anash politikën dhe po i bashkëngjiten një trendi mjaft të popullarizuar, realizimin e një show-i në Netflix.

Ish presidenti dhe bashkëshortja e tij janë në bisedime me shërbimin e transmetimit për të prodhuar show me figura të rëndësishme.

Fokus do t’ju jepet historive inspiruese, megjithatë ka edhe ide të tjera. Ndër to është edhe realizimi i bisedave me Barack Obaman lidhur me temat që ishin aktuale gjatë kohës së tij si president.

Sipas raportimeve të TMZ bisedimet lidhur me këtë marrëveshje janë në faza të avancuara.