PS vijon t’i kërkojë kryetarit të PD-së shpjegime para qytetarëve por dhe para drejtësisë në lidhje me çështjen e financimeve ruse për Partinë Demokratike të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së ishte në Elbasan ku iu përgjigj interesit të medias

Taulant Balla:“Për ne, përbën një skandal të rëndë fakti që PD, kryetari i saj janë të përfshirë në një financim, jo vetëm të paligjshëm, por që dëmton rëndë sigurinë kombëtare, po të kemi parasysh dyshimet e thella dhe të rënda që kanë të bëjnë me një penetrim të financimeve ruse për bnjë parti politike në Shqipëri.

Gjithmonë financimi i partive politike ka qenë një shqetësim i ngritur dhe nga BE dhe partnerët tanë, por fakti që partia më e rëndësishme në opozitë, Partia Demokratike, tashmë me fakte konkrete ka marrë financime ruse, ky është një akt tepër i rëndë.”

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist ishte në Elbasan ku mori pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të PS të Bashkisë së Elbasanit. Proces të cilin e konsideroi mjaft të rëndësishëm i cili i paraprin organizimit të përgjithshëm për zgjedhjet vendore të 2019

Xhevahir Budani u zgjodh me konsensus të plotë kryetar i PS të Bashkisë Elbasan, detyrë të cilën e mbante më parë Z. Ardit Demiri.