Reagimet e avokatëve janë spontane dhe të arsyeshme dhe janë rezultat i Propozim-ligjit për noteri në të cilat hiqen avokatët, deklaroi për MIA-n kryetari i Odës së Avokatëve të Maqedonisë, Nikolla Dodevski lidhur me paralajmërimet për grevë.

Ai thotë se aspak nuk do të donin të ketë nevojë për grevë.

“Oda e Avokatëve iu drejtua Qeverisë me kërkesë që të mos pranohet ky Propozim, për shkak të mbrojtjes së pozitës së avokatëve dhe shpresojmë që në këtë mënyrë të zgjidhet problemi”, thekson Dodevski.

Më 28 shkurt të vitit 2018 kryetari i Odës së Avokatëve të RM-së, Nikolla Dodevski i ka dërguar shkresë kryeministrit Zoran Zaev, në të cilën është elaboruar procesi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për noteri, dhe në formë të shkruar janë dorëzuar të gjithë propozimet dhe vërejtjet e Odës së Avokatëve, si dhe korrespondenca e përgjithshme e Odës me Ministrinë e Drejtësisë.

Me korrespondencën, siç thonë nga Oda e Avokatëve, krahas problemit të përshkruar do të shqyrtoheshin edhe problemet e tjera me të cilat ballafaqohet avokatura në Republikën e Maqedonisë.

Në qoftë se Qeveria i aprovon ndryshimet ligjore me të cilat u jepen të drejta më të mëdha noterëve, ndërsa u merren ingerencat avokatëve, ata paralajmëruan se do të fillojnë të mbajnë grevë.

Ligji për noteriat është miratuar para dy viteve dhe përfshinte pjesëmarrje të obligueshme të avokatit në procedura të caktuara para noterit.