Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur pasi një avion pasagjerësh i Bangladeshit është përpasur në aeroportin e Kathmandu të Nepalit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës (12 mars) rreth orës 08:35 ndërsa avioni po ulej në aeroport.

Nbord mendohet se ishin rreth 71 pasagjerë , thanë zyrtarët për BBC.

Deri tani, 20 pasagjerë në bord janë shpëtuar, thonë autoritetet.

Avioni u rrëzua në një fushë futbolli, në anën lindore të pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Tribhuvan.

Avioni është pothuasje tërësisht i shkatërruar ndërsa ushtria si edhe ekipet e shpëtimit dhe emergjencës ndodhen në vendngjarje.

Raportohet se avioni ka udhëtuar nga Dhaka, kryeqyteti i Bangladeshit, kur u rrëzua në Katmandu.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjares, por dyshohet për gabime teknike.