Ai është gati për të qenë titullar i padiskutueshëm te Real Madridi. Asensio e ka treguar vetën dhe Zinedine Zidane tashmë duhet ta hedhë gjithmonë në fushë nga minuta e parë, shkruan AS në artikullin e gjatë kushtuar 22 vjeçarit spanjoll.

Debutoi me Real Madridin në mënyrën më të mirë të mundshme në një ndeshje zyrtare. Në mungesë të Cristiano Ronaldos dhe Gareth Bale, Asensio e nisi titullar finalen e Superkupës së Evropës kundër Sevillas, duke realizuar një gol mbresëlënës pas 20 minutave lojë – çka tregoi se ai është e ardhmja e Los Blancos, por edhe e Spanjës.

Ai debutoi me gol edhe në La Liga (në Anoeta), në Champiosn League (kundër Legias, në Bernabéu), në Copa del Rey (kundër Cultural Leonesa) dhe në Superkupë të Spanjë (në Camp Nou, kundër Barcelonës), asistoi në ndeshjen e parë kundër Bayern Munich në Champions League në “Allianz Arena”, ndërsa realizoi edhe vet në atë të kthimit në Bernabeu si dhe realizoi në finale kundër Juventusit – duke kaluar me sukses të gjitha testet dhe duke kompletuar një vit ëndrrash.

Të martën kundër PSG-së, Asensio i tregoi Zinedine Zidanit edhe njëherë se e meriton një vend në formacion dhe se është koha që t’i japë më shumë minuta në ndeshje të mëdha. Djaloshi që ka kushtuar 3.9 milionë euro, ka përmbysur gjithçka dhe sot vlera e tij ka shkuar mbi 100 milionë euro.

Asensio deri më tani ka realizuar 10 gola të gjitha garat, aq sa në sezonin debutues – ndërsa sa i përket paraqitjeve ai kundër PSG-së regjistroi ndeshjen e 39 këtë sezon, një më shumë se në edicionin debutues 2016/17.