Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ndihet i tradhtuar nga fati pas transferimit te Levante.

Sulmuesi kuqezi vazhdon të vuajë pasojat e dëmtimeve.

Përplasja në sfidën e javës së kaluar me portierin Diego Lopez rezultoi shumë e fortë, dhe Sadiku u detyrua të lerë fushën e lojës në fundin e pjesës së parë.

Si pasojë të kësaj përplasjeje, Sadiku gjatë këtyre ditëve është stërvitur me maskë.

Por lajmi i papritur është se 26-vjeçari nuk u përfshi nga trajneri për sfidën e kësaj jave ndaj Getafes dhe do e ndjekë ndeshjen nga tribuna.