Këngëtari Ardian Bujupi është shumë aktiv me projekte muzikore.

Sot ai ka lansuar projektin e tij më të ri me titull “Côte d‘Azur”, këngë kjo të cilën e solli në duet me Hooss.

Këtë këngë ai e solli në gjuhën gjermane, ndërsa e ka vizuelizuar edhe me videoklip, që u punua nga YUTAKA FILMS.

Kujtojmë që “Andiamo” mund të quhet projekti më i suksesshëm nga Ardian Bujupi, këngë të cilën e solli në duet me Capital T dhe numëron mbi 44 milionë klikime në YouTube.