Anulohet dërgesa e sotme e ndihmës humanitare në Gutën Lindore për shkak të sulmeve intensive të forcave siriane, deklaroi zëdhënësja e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Ingi Sedki.

Ajoi shtoi se për shkak të situatës në terren nuk mund të dërgohet ndihmë deri te banorët e periferisë së Damaskut.

Ndihma e parë humanitare në Gutën Lindore arriti të hënën, por ajo gjithashtu u ndërpre për shkak të granatimit nga ana e armatës siriane .

Përleshjet në Gutën Lindore vazhdojnë edhe krahas rezolutës së miratuar të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara për armëpushim të përkohshëm me qëllim që të dërgohet armë humanitare dhe të evakuohen personat e lënduar dhe më të rrezikuar.

Armata siriane më 18 shkurt ka ngritur ofensivë në Gutën Lindore, me ç’rast kanë pësuar disa qindra njerëz.

Sipas Observatoriumit sirian për të drejta të njeriut kanë humbur jetën 900 civilë, 188 nga të cilët fëmijë. Organizata joqeveritare me seli në Londër, pohon se sot janë vrarë shtatë civilë.