Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev sot konfirmoi se në suaza të vizitës në Varshavë këtë javë, ka biseduar me kompaninë polake e cila planifikon investim në Maqedoni.

Siç tha para ngjarjes me rastin e javës Evropiane të start-api, ka edhe datë kur do të fillojë ndërtimi i fabrikës së re, pot këtë do ta kumtojë kompania.

“Pata bisedime. Shpresoj se do të jenë të suksesshme dhe se do të rezultojnë me ndërtimin e fabrikës së re nga industria automobilistike. Por, unë do ta lë ata të përfundojnë dhe, siç është rendi, investuesit vetë ta kumtojnë datën e fillimit të investimit”, theksoi Angjushev.