Me masat e parapara në Planin qeveritar për rritje ekonomike, biznesmenët duhet ta dinë se është koha për investime, theksoi zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike Koço Angjushev në takimin e sotëm me afaristët e Kumanovës.

Sipas Angjushevit, para në Buxhet për ndihmën e e biznesit janë përcaktuar, është bërë program për mbështetjen e kompanive, ndërsa një pjesë do të shndërrohet në ligj. Plani, siç theksoi, parashikon mbështetje për të gjitha kompanitë, ka shumë masa, janë të qasshme në ueb faqet e institucioneve zyrtare qeveritare, aplikimi do të jetë i thjeshtë, firmat do të duhet të dorëzojnë llogari përfundimtare, ndërsa ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përshkruajnë biznes plan të shkurtër.

Biznesmenët e Kumanovës kërkuan ndryshim të rregullores ligjore për të cilën theksuan se në pjesë të caktuara është vjetërsuar, ndërsa si shembull e theksuan Ligjin për dogana. Kërkuan edhe ndryshim të subvencioneve gjatë punësimit të përmasave aktuale të më shumë kategorive të personave të papunë. U duhet mbështetje nga Qeveria edhe për rritjen e grejs-periudhës për kthimin e kredive, me qëllim të investimeve të reja dhe më shumë punësime, mbështetje gjatë eksportit, por edhe infrastrukturë më të mirë.

Zëvendëskryeministri u përgjigj se ligje të caktuara janë vjetërsuar dhe mbrojnë industri të caktuara të cilat tashmë nuk punojnë, dhe siç paralajmëroi, do të tentojnë të veprojnë përmes ndryshimit të ligjit.

“Sa i përket kredive negociojmë me Bankën Evropiane të Investimit të japin 100 milionë euro para të reja të cilat do t’i lëshojmë në sferën e biznesit. Bankave u vendos dy kushte, i pari interesi në vend se të jetë katër për qind deri te shfrytëzuesit përfundimtarë të jetë 4,1 për qind, ndërsa kushti i dytë është që të ketë të paktën një vit grejs periudhë dhe të paktën 8 deri 10 vjet pagesë”, tha Angjushev.

Duke i sqaruar kushtet kyçe për shfrytëzimin e masave, Zëvendëskryeministri tha se kompanitë duhet të kenë të ardhura më të mëdha në vitin 2017 në krahasim me mesataren nga tre vitet paraprake, firmat të mos e ulin numrin e të punësuarve me mesataren nga tre vitet paraprake, kompani të reja, megjithatë do të krahason me zero dhe do të fitojnë mesatare më të madhe.

Në shtyllën e tretë ku aplikohet, siç shtoi janë paraparë edhe masa të tjera. Nëse vendoset prodhim i ri, 70 për qind nga çmimi i shpenzimit për zhvillim të prodhimit do ta mbulojë shteti, me ç’ka kompanitë do të bëhen konkurrente. Për kompani të vogla me rritje të shpejtë, krahas 10 për qind të parapara me ligj, kthehen 30 për qind nga investimi. Ka paraparë masa edhe për start ap kompanitë ku shteti do të japë 20 deri 25 për qind nga kapitali që të blihet pajisje.

Në takimin me biznesmenët morën pjesë edhe ministrja e Investimeve të Huaja Zorica Apostolovska dhe ministri i Përmirësimit të Klimës Investuese për Ndërmarrjet Vendore Zoran Shapuriq.