Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një burrë rreth 40 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e ‘Xhamllikut’ në kryeqytet.

Burimet nga policia thanë se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Shoferi është shoqëruar nga policia, që ka nisur hetimet për të zbardhur aksidentin.