Një aksident i rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Siç bëhet  ditur, ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku një makinë tip ‘Opel’, që po udhëtonte nga “Ura e Dajlanit” drejt Durrësit ka shtypur një këmbësor, 50-vjeçarin me iniciale P.K.

Këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën, në momentin që është goditur nga makinë, duke e lënë të shtrirë në rrugë, siç dallohet edhe në këtë fotot të publikuar nga gazeta Panorama.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.