Lëvizjes BESA vazhdon të ndërtojë ura komunikimi mes partive politike në vend. Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, realizoi takim me kryetarin e PLD-së, Goran Milevski. Në këtë takim miqësor ndër të tjera u diskutua edhe situatën aktuale politike në vend, reformat e nevojshme, si dhe rolin konstruktiv që duhet ta bartin partitë politike në përgjithësi.

Dy partitë politike, Lëvizja BESA dhe PLD, shprehën gatishmërinë e tyre për ta mbështetur Maqedoninë në proceset e saja reformuese, anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE,  procese  këto të nevojshme dhe jetike për vendin dhe qytetarin në përgjithësi.   Gjatë javës së ardhshme, kryetari i Lëvizjes BESA z. Gashi, pritet që të realizojë takime edhe me kryetarët e partive të tjera politike në vend, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA.