Në Spanjë e konsiderojnë si të kryer transferimin e Griezmannit në Barcelonë dhe tashmë francezi po kërkon edhe shtëpi.

Është e përditshmja madrilene “Marca” ajo që ka dhënë lajmin se Antoinne Griezmann po kërkon shtëpi në Barcelonë, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për një kalim në “Camp Nou”.

Katalunasit nuk po flasin aktualisht për Griezmannin pasi Aletico është ankuar në FIFA pas spekulimeve se ata kanë nisur bisedimet me lojtarin pa lejen e klubit.

Raportohet se gruaja e Griezmannit ka vizituar një agjent të pasurive të patundshme për të parë prona në rajone të ndryshme të katalunjës.

Francezi momentalisht ka një klauzolë prej 100 milion eurosh, dhe Atletico dëshiron që të rinovojë.

Në rast rinovimi klauzola e tij mund të shkojë në 200 milion euro, me aq para edhe madrilenët do të ishin të kënaqur.