Festa  e 8 marsit është dita ndërkombëtare e grua dhe një mundësi e mirë për me i befasuar më të afërmit që përfaqësojnë gjininë femërore.

Një buçet me lule është më e preferuara e gjinisë femërore, ndërsa më poshtë do të  mund të lexoni kuptimin e tyre.

Lule vjollce

Kjo simbolizon besnikërinë, lidhshmërinë, intuitën dhe dashurinë. Nëse kërkoni një lule romantike, atëherë lule vjollca është një dhuratë e përkryer.

Jorgovani i bardhë

Kjo është një lule e mrekullueshme me një aromë të mbresëlënëse,  e cila simbolizon thjeshtësinë, dashurinë dhe sensualitetin, gjë që e bënë këtë lule shumë romantike.

Lule jasemini

Lule jaseminë simbolizon elegancën, falënderimin dhe butësinë.

Lule gardenia

Kjo lule është adekuatja për të ia dhuruar dikujt që e doni në fshehtësi, për të cilën keni dashuri të vërtetë.

Trëndafili

Trëndafili pa marrë parasysh çfarë ngjyre ka simbolizon thjeshtësinë. 11 trëndafila të kuq janë simbol i dashurisë së vërtetë, ndërsa 13 trëndafila paraqesin dashurinë e fshehtë.

Orhidea

Kjo lule ekzotike simbolizon dashurinë, luksin, bukurinë dhe forcën. Orhidea rozë nënkuptojnë simpatinë e pastër.

Lule lale

Lalja e verdhë simbolizon mendimet pozitive, e bardha simbolizon kërkim faljen, ndërsa vjollca simbolizon madhështinë dhe falënderimin