Pronari i kompanisë “Arbri Garden” së cilës iu kap konteineri me 613 kg kokainë, Arbër Çekaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Krimeve të Rënda miratoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë masën e “arrestit me burg në mungesë” për pronarin e shoqërisë Çekajn.

Ai është larguar nga Shqipëria tre ditë para sekuestrimit të ngarkesës me kokainë në dhe vetëm sot policia e shpalli në kërkim ndërkombëtar.

Pas sekuestrimit të konteinerit me 613 kg drogë të ardhur nga Kolimbia në pranga ranë shoferi i kamionit Armando Pezaku dhe menaxheri i kësaj kompanisë, Donaldo Lushaj.

Konteineri mbërriti në port më 19 shkurt ndërsa operacioni antidrogë u ndërmor mbrëmjen e 27 shkurtit.