Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se kjo parti as nuk ka marrë dhe as nuk ka dorëzuar 500 mijë dollarë nga z. Nik Muzin.

Basha tha se PD i ka paguar z. Nik Muzin 25 mijë dollarë dhe 100 mijë dollarë të tjerë ia ka paguar një tjetër kompanie lotimi.

I pyetur nëse PD ka paguar 20 mijë dollarë për foton me Donald Trump, Basha tha se nuk është paguar asnjë cent.

Në lidhje me deklarimet e firmës Muzin prej 675 mijë dollarësh, Basha tha se çdo diferencë mes kësaj shume dhe asaj që ka paguar PD është me palë të treta që s’kanë lidhje me Partinë Demokratike.

Basha tha se PD ka një kontratë me firmën Muzin dhe një tjetër me një kompani lotuese.

“Deklarimet e bëra nga z. Muzin janë kontrolluar nga institucionet amerikane, ai ka paguar taksa”, tha basha, duke shtuar se nuk ka asnjë lidhje mes PD dhe kompanive që përmenden në artikullin e revistës amerikane, të paguar dhe porositur në javën e kokainës.