Ish-mbrojtësi i Milanit, Gabriel Paletta i është bashkuar zyrtarisht Jiangsu Suning në një transferim të lirë.

Qendërmbrojtësi 32-vjeçar u largua u largua nga Milani dhe u përfol se do të vijonte karrierën e tij në Kinë.

Sot Jiangsu zyrtarisht ka konfirmuar nënshkrimin me lojtarin italian dhe më 3 mars ai do të startojë sezonin në Superligën kineze.

Klubi i ri i Paletës është në pronësi të presidentit që gjithashtu ka edhe klubin e Interit.