Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nesër do të mbajë konferencë për shtyp ku do të preznetojë statusin e implementimit të Planit 3-6-9.

“Nesër, 24 shkurt (e shtunë), në media qendrën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me fillim në ora 12:00, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezantohet statusi i implementimit të Planit 3-6-9”, thuhet në kumtesë.