Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe komandanti suprem i forcave të armatosura, Gjorge Ivanov e ka ngritur në detyrë Zoran Milevskin në gradën gjeneral-major i komandantit të KBO në SHM të ARM-së.

“Presidenti Ivanov, konform Ligjit për mbrojtje dhe Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë me Dekret ka kryer ngritje në detyrë të komandantit të Komandës së bashkuar operative (KBO) në Shtatmadhorinë e ARM-së, gjeneralin e brigadës Zoran Milevski në gradën gjeneral-major”, qëndron në kumtesën e Kabinetit të Ivanovit.