Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë sot në një konferencë për media para ndeshjes kundër Leganes në La Liga, se përkundër ndryshimeve që mund të ndodhin në të ardhmen, ai do të vazhdojë të luftojë për ta ndihmuar ekipin e tij.

“Unë jam mirë këtu, do të vazhdoj të luftoj dhe do ta bëj këtë çdo ditë. Kjo është ajo që më ndihmon të jem më i fortë”, ka thënë Zidane,

Trajneri madrilen tha se qoftë me kontratë afatgjatë apo te shkurtër, do të përpiqet ta nxjerrë nga kriza Realin pas eliminimit nga Kupa e Mbretit dhe mbetjes jashtë gare për titull kampioni në La Liga, pasi lideri Barcelona ka 17 pikë më shumë pas 25 javëve të para.

“Do të luftoj për të qëndruar përgjithmonë këtu. Nëse do të vazhdojë të jem këtu, do t`jua them para përfundimit të sezonit. Pak para”, ka shtuar francezi.