Në intervistën për BIRN Maqedoni, kryeministri Zoran Zaev ka folur edhe lidhur me çështjet kadrovike brenda qeverisë. Ai ka paralajmëruar se “ajrosja” e parë e kabinetit qeveritar do të ndodhë në pranverë, pasi që qeveria të mbushë dhjetë muaj. Nuk përjashton mundësinë që të ketë edhe rikonstruim, respektivisht ndërrim të ministrave.
“Ajo që do të thotë mungesë në menaxhim të një institucioni, nuk mundet të përfundojë si refleksion brenda vetë institucionit. Do të ketë ndryshime kadrovike. Nuk dua që askush ta humbë shansin. Nëse nuk është për vendin e parë, ndoshta mund të jetë për vendin e dytë, të tretë ose të katërt… Ka një numër të madh që dëshirojnë të dëshmohen, por nuk dinë si. Këtu janë edhe gjeneratat e reja që vijnë, dhe me siguri, paralelisht edhe mësojnë. Ka një pjesë që dinë dhe mundohen. Ka një pjesë që as nuk dinë as nuk mundohen. Rekapitulari do të ndodhë në muajin e dhjetë nga formimi i Qeverisë, në pranverë, kur një pjesë prej tyre do t’u falënderohemi. Nuk kemi shumë kohë, kurse qytetarët presin rezultate. Rekapitullimi mund të shkaktojë edhe rikonstruim. Mund të ketë ndërrim të drejtorëve, por edhe ndërrim të ministrave, sekretarëve shtetërorë…”, paralajmëron kryeministri, transmeton Gazeta Lajm.
Zaev ka folur edhe lidhur me atë se deri ku ka arritur procedura parahetimore e PSP-së për “dy funksionarë të dyshuar të pushtetit”, të cilat ai i përmendi para disa muajve në kontekst të luftës kundër korrupsionit. Zaev thotë se pa marr parasysh se si do të përfundojnë hetimet, ata dy funksionarë do të shkarkohen, duke thënë se edhe vetë personalisht ka ngritur dy-tre padi.