Integrimet e Maqedonisë në NATO do të jenë kontribut i rëndësishëm drejt stabilitetit dhe sigurisë në shtet, por edhe i tërë rajonit, kanë theksuar në takimin e sotëm kryeministri Zoran Zaev  dhe ambasadorja kanadeze për Maqedoninë Ketllin Çaba.

“Ambasadorja kanadeze Çaba i përshëndeti hapat e stabilitetit që i bënë kryeministri Zaev dhe Qeveria e re pas krizës politike në vend, nëpër procesin reformues efektiv dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ambasadorja Çaba e transmetoi përkrahjen e Kanadasë për integrimet e Republikës së Maqedonisë në NATO”, kumtoi pas takimit pres shërbimi qeveritar.

Zaev dhe Çaba janë përpjekur për përparimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve, veçanërisht në pjesën e ekonomisë dhe mundësitë për investime.

Ambasadorja kanadeze ka kumtuar se ka biznesmenë të interesuar nga Kanadaja për investime në Maqedoni dhe është dakorduar, bashkëpunimi, në mënyrë më aktive të vazhdojë nëpër definimin e fushave nga interesi i përbashkët.

Zaev nga ana e tij ka thënë se bëhet gjithçka që është e nevojshme për realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë, integrimet në NATO dhe BE, në  plan në të cilin pret ndryshime të rëndësishme.