Ejup Berisha

Bashkimin Demokratik për Integrim nuk e urrej si subhbjekt politik kjo është një përshtypje e gabuar e krijuar për mua në raport me këtë subjekt politik.Edhe pse ndonjëher disa individ që i takojnë strukturës udhëheqëse të kësaj Partie më detyrojnë ta urrej me disa veprime të pamatura dhe iracionale të tyre. Psh kjo nuk vlenë për Kryetarin e saj Ali Ahmeti as për Z.Hazbi Likën por as për Z.Talat Xhaferri por po theme për disa njerëz të tjerë që kur I shoh ma bëjnë ta urrej jo vetëm BDI-në por edhe vetveten dhe ndonjëher pyetem pse jamë nga ky nënqiell. Por tani ky subjekt politik ka filluar të më hyjë në qejf pak sepse kohëve të fundit shprehjet e saj kanë filluar të bëhen të pëlqyera edhe nga Lider të shteteve të mëdha e të fuqishme botërore si psh të Presidentit të Republikës së Francës Z.Emmanuel Macroni. Ky i fundit para disa ditësh për një projekt të premtuar dhe të realizuar nga ana e ti ndaj popullit të Francës paska përdoruar shprehjen tanimë të njohur te ne të BDI-së U tha u bë apo siç ishte shprehur Macron me fjalët e tij E thamë dhe e bëmë. Pra ju informoj se kjo shprehje me herët e thënë ketu te ne nga BDI dhe e dëgjuar shpesh nga ne tanimë është bërë shprehje edhe e Presidentit të Francës Emmanuel Macron. Me një dallim se thënia e BDI-së është U tha u bë,e thënia e Presidentit të Francës ishte E kemi thënë dhe e bëmë.Pra këtë thënie Macron ua atribuon të gjithë qytetarëve francez e që e ka realizuar vetë ai me ekipin e tij,Për ata që nuk e dine Presidenti në Francë është simboli i politikës ekzekutive francize dhe një prej figurave kyqe politike të Francës. Për dallim nga BDI që vetë planifikon dhe vet realizon duke lënë anash popullin sigurisht që ky mos të lodhet duke i thënë atij O popull rri i qetë se ka kush “Punon për ty” Kush e tha i pari fjalinë U tha u bë BDI apo Macron?. Tash duhet hulumtuar se kush e ka thënë i pari këtë thënie dhe nëse Presidenti i Francës e ka kopjuar apo eventualisht e ka vjedhur këtë shprehje nga Bashkimi Demokratik për Integrim atëher përmes rrugëve adekuate diplomatike duhet kërkuar sçarim nga Kabineti i Presidentit të Francës se pse e ka shkelur të drejtën e autorësisë së thënies së BDI-së U tha u bë dhe mundësisht të jepet sçarimi i duhur nga Presidenti i Francës se athua vallë e ka kopjuar apo e ka vjedhur këtë shprehje. Por problemi qëndron se ajo që thotë BDI me U tha u bë është vetëm thënie sepse nuk bëhet dot e ajo që e thotë Presidenti i Francës është bërë dhe bëhet me të vërtetë dhe ky i fundit kur thotë diçka se do të bëjë e thotë me plot sinceritet dhe e bën. Prandaj këtu përgjëgjesia për kopjimin apo eventualisht vjedhjen e thënies së BDI-së nga ana e Presidentit Macron zbutet apo relativizohet në masë shumë te madhe. Se kur thua ndonjë shprehje si me rastin e BDI-së U tha u bë e nuk bën asgjë atëher duhet kërkuar përgjegjesi të dyfishtë nga gjithkush që e thotë kot por nuk bën asgjë nga ajo që e thotë. Bazë e parë e përgjëgjsisë është se pse thuhet një gjë e tillë pa bërë asgjë për ta relizuar atë që thuhet dhe e dyta se pse nuk bëhet por vetëm thuhet kot një fjali e tillë. Megjithatë thashë duhet inicuar procedurë adekuate ligjore nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ndaj Presidentit të Republikës Franceze se pse ka bërë kopje apo plagjiat me thënien e saj U tha u bë. Edhe pse duhet potencuar se Kabineti i Presidentit të Francës e ka ndryshuar pak këtë thënie dhe ajo tingëllon e kemi thënë dhe e bëmë. Por sille nga ta sillësh esenca mbetet e njëjtë të paktën këtë thënie sipas neshë e ka përdorur më parë BDI Partia shqiptare shprehjet e të cilës sot po i kopjon apo po i përdor një personalitet i lartë I politikës botërore si Presidenti i Francës Emmanuel Macron. Këtu duhet inicuar eventualisht procedurë hetimi edhe ndaj Ambasadës së Francës se në Shkup mos vallë këta e kanë njoftuar Kabinetin e Presidentit të tyre për thënien e BDI-së dhe ky pra Presidenti Macron ka filluar ta përdor thënien e vetme të mençur të BDI-së gjat 17 vitesh qëndrimi të sajë në skenën politike të Maqedonisë. Por nga e thëna në të bërë ka një mal të tërë kanë ditur të thonë të parët shqiptar. E të berat e BDI-së vërtetë nuk po shihen nga të thënat e saj të shumta që nuk u bënë apo nuk po bëhen kurre ashtu siç po thotë BDI-ja. Prandaj për fund të kësaj qështjes së kopjimit apo eventualisht vjedhjes të thënies së Bashkimit Demokratik për Integrim nga ana e Presidentit Macron edhe pse ne e kemi dëgjuar por se kemi kuptuar kurrë sepse nuk i kemi parë të bërat e këtij subjekti politik e kjo kohës së fundit siç po shihet ka bërë një ndikim të madh dhe të rëndësishëm në fjalorin politik të Presidentit të Francës por edhe të Kabinetit të tij.