Ish-banorja e Big Brother na ka surprizuar…

Xheni e BB9 është shfaqur në një parukeri dhe është duke stiluar flokët. Në publikimin e saj Xheni ka vënë dhe një ikonë, që tregon një nuse dhe krah saj një zemër.

Për çfarë është duke u përgatitur ish-banorja më e përfolur për momentin.??

Ndërsa fansat e pyesin ajo ka pohuar, se është surprizë dhe se s’ka në plan të tregojë ende. Ky rikthim në Shqipëri ka zgjatur më shumë seç pritej. Mos vallë ajo nuk e ka në plan të kthehet në Itali.

Pasi u përfol për një lidhje dashurie të re me Olsin e Big Brother, ata nuk u panë më së bashku. Nga ana tjetër ajo ka deklaruar, se do të donte të rikthehej me Benardin.