“Mirë keni bërë që e keni anuluar, por akoma më mirë do kishte qenë mos e kishit porositur fare. Pse duhet kryetari i komunës të ketë veturë që paguhet nga taksapaguesit dhe votuesit e tij? A i blejmë veturë zyrtare doktorit, mësuesit, gazetarit, hidraulikut, mekanikut? Ju zotërinj kryetarë komunash merrni dhe rroga të mira, bleni vet veturat tuaja, pse duhet me paratë e qytetarëve tuaj të varfër të hazdiseni. Edhe benzinën duhet vet ta paguani. Edhe pagesat rrugore. Edhe parkingun! Njësoj si çdo shërbyes tjetër publik”.

Kështu e ka komentuar aktivisti Arianit Xhaferi, nga ECO Guerilla, aktin e fundit të kryekomunarit të Çairit, Visar Ganiu, i cili dje vendosi që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e kryetarit të komunës të alokohen për bamirësi.