Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar ditën e sotme Ministrin britanik për Europën dhe Azinë, Sir Alan Duncan, gjatë vizitës që po zhvillon në Britani.

Përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Twitter’, Xhafaj thotë se e ka njohur nga afër ministrin britanik me punën e arritjet konkrete që nga vizita e Duncan në Tiranë.

“Një tjetër takim me shumë interes me Ministrin britanik për Europën dhe Azinë, Sir Alan Duncan. E njoha me punën e arritjet konkrete nga vizita e tij e fundit në Tiranë.

Vlerësime pozitive prej tij për çfarë jemi duke bërë dhe mbështetje për axhendën e përbashkët për të krijuar një model bashkëpunimi në rajon, kjo edhe në kuadrin e Samitit të Londrës për çështjet e sigurisë në Ballkan që mbahet në Londër, në korrik 2018.”, shkruan Xhafaj në Twitter.

Me herët, Xhafaj ka pasur takim edhe me ministrin e Sigurisë së Britanisë së Madhe, me të cilin ka diskuar nga afër edhe për operacionet e përbashkët kundër krimit të organizuar.