Në xehëtari ka standarde shumë më të larta sesa në cilindo sektor tjetër dhe ekzistojnë mekanizma për kontroll, kështu që nuk ekziston rrezik për jetët e qytetarëve dhe mjedisin jetësor, bindin njerëzit e parë të ekipeve menaxheriale në minierat më të mëdha në vend, të mbledhura rreth Asociacionit të Maqedonisë të xehëtarisë.

Thonë se angazhohen për zbatimin e standardeve më të larta ekologjike dhe se kontrolli është implementuar në të gjitha procedurat e marrjes së lejeve për punë.

Sipas tyre, në periudhën e ardhshme kryhet hajkë dhe presion tendencioz mbi sektorin e minierave, ndërsa Propozim-ligji i fundit për ndryshime në Ligjin për lëndë të para minerale, të parashtruar nga deputetja Liljana Popovska, e vlerësojnë si paushall dhe promovim të sajin personal.

Bindin se në xehëtari shfrytëzohen cianide dhe acid sulflurik në sasi shumë më të vogla sesa në disa industri tjera, si për shembull farmaci ose industrinë e verës.

Në xehëtari janë të punësuar 12.600 persona, ndërsa ky sektor është nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.