Arsenali është i interesuar për mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.

Agjenti i tij e ka konfirmuar se për mbrojtësin janë të interesuara klube të ndryshme evropiane, disa prej tyre angleze,

23-vjeçari ka pak hapësirë në Torino, pasi që Medhi Benatia është zgjedhja e parë për ta zëvendësuar Andrea Barzaglin.

Kjo ka bërë që të flitet për një largim të mundshëm të Rugnit gjate verës, veçanërisht nëse “Bardh e zinjtë” e transferojnë Stefan de Vrij nga Lazio si lojtar të lirë.

Sipas mediave angleze, Arsene Wenger është një admirues i madh i ish-qendërmbrojtësit të Empolit dhe është duke përgatitur një ofertë prej 25 milionë funtesh për transferim e tij gjatë verës.

“Rugani është një lojtar ndërkombëtar. Ai mund të luajë në çdo ligë, kështu edhe në Britani të Madhe”, tha agjenti Davide Torchia për The Sun.

“Ai është i ri dhe elegant në mënyrën sesi luan” u shpreh ai.