Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin është takuar sot me ministren greke të Turzimit, Elena Kundurum.

Vulin e ka falënderuar atë për qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës.

Vulin tha se Serbia është e vetëdijshme për presionet që Greqia po vuan për të ndryshuar qëndrimin e saj ndaj statusit të Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Është pikërisht politika parimore dhe e qëndrueshme e Greqisë kur bëhet fjalë për sovranitetin e Serbisë që konfirmon miqësinë e vërtetë të dy vendeve”, ka thënë Vulin