Edhe pse seanca e Kuvendit ishte paraparë të fillonte në ora 11:00, ku do të shqyrtohej projektligji për marrëveshjen për demarkacionin, ajo ende nuk ka filluar.

Ndonëse zyrtarisht nuk bëhet e ditur se pse edhe pas 30 minutash vonesë nuk ka filluar seanca, Gazeta Blic më herët raportoi se LDK tashmë e ka një kusht, që të hiqet raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit, nga projektligji.

Në anën tjetër, mësohet se Lista Serbe sipas të gjitha gjasave do ta mbështes këtë projektligj.

Ndryshe, për miratimin e demarkacionit, nevojiten më shumë se 80 vota.