Një hajdut është filmuar gjatë kohës që po vidhte në shtëpinë e një inxhinieri por duke harruar që ai kishte vendosur kamera vëzhgimi në çdo cep të shtëpisë.

Darren Gaylor ka hyrë të vidhte në shtëpinë e një inxhinieri në Plymouth të Anglisë, që kishte kamera në çdo cep.

Filmimet e tregojnë 43-vjeçarin, teksa kërcen murin dhe hyn në oborr gjatë mesditës, pastaj shfrytëzon një palë shkallë që të hynte nga dritarja e katit të dytë.

I dyshuari është identifikuar menjëherë, pasi ishte i liruar me kusht për tri vjedhje tjera, ndërsa kishte histori të gjatë abuzimi me heroinë.

Atë e arrestuan menjëherë për ta dërguar në qeli, ndërsa pas dënimit të mëparshëm prej dy vitesh e gjysmë, detyrohet të dalë edhe njëherë para drejtësisë