Gazetari Naser Pajaziti në një postim të tij në facebook ka shkruar se lideri i RDK-së, Vesel Memedi ka arritur që të fus partinë e tij në librin e Ginisit, për rekordin e posteve që gëzon në pushtetin aktual të qeverisjes LSDM – BDI dhe që asnjë parti deri tani nuk ka arritur të gëzojë gjithë këtë luks pushteti.

Ja postimi i plotë:

Vesel Memedi e futi RDK-në në Librin e Ginisit. Nuk mbahet mend që në Maqedoninë pluraliste që nga pavarësimi i saj një parti me një deputet të gëzojë gjithë atë pushtet:

– 1 ministër
– 1 nënkryetar Kuvendi
– mbi 10 drejtori e agjenci
– në pritje të një zv/ministri e sekretari shtetëror

– Por këto përfitime që i ka arritur kjo parti “voclake” s’mbahen mend as në historinë e koalicionimeve demokratike nëpër botë.

A thua vallë çfarë formule apo ilaçi po aplikon Vesel Memedi?! Të tjerët që po vrapojnë pas pushtetit sikur po ia kanë zili…