Ka ndërruar jetë Nehat Rudhani, anëtar i Nismës Socialdemokrate.

Lajmin për vdekjen e Rudhanit e ka bërë publik ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, përmes një postimi në Facebook,

Hasani ka thënë se me punën dhe ndershmërinë e tij, Rudhani ka lënë gjurmë në shoqërinë tonë.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Bajram Hasanit

Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të profesorit dhe bashkpartiakut tonë,Nehat Rudhanit.

Ikja jote e hershme Nehat na mërziti të gjithëve. Do të te mbajmë mend si njeri të urtë, punëtorë e të pëkushtuar.

Sot familja Rudhani humbi më të dashurin, ne bashkëpunëtorët një mik të çmuar, humbën universiteti e studentët.

Me punën dhe ndershmërinë e tij Nehati ka lënë gjurmë në shoqërinë tone.

Qoftë i paharruar kujtimi dhe vepra e tij