Ashtu siç ju premtuam, vazhdojmë sot përsëri me publikimin e skandaleve dhe falsifikimit që e ka bërë Bilall Kasami derisa ka qenë kryetar i Lëvizjes BESA. Në të vërtetë, ish kryetari nuk është kënaqur që më 15 nëntor i ka falsifikuar emrat e kryetarëve të degëve, andaj ka shkuar edhe më tutje. Dy javë më vonë, respektivisht më 4 dhjetor 2017 Kasami përsëri ka abuzuar me detyrën e tij dhe në gjykatë ka dorëzuar listë tjetër të falsifikuar me kryetarët e degëve, me ç’rast e ka përsëritur shkeljen e rëndë të Ligjit për partitë politike dhe ka dëshmuar se dikush e ka urdhëruar që falsifikimin ta shtyjë deri në fund.

E përsërisim se zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen BESA kanë filluar pas 6 janarit 2018, ndërsa falsifikimi, pa asnjë mbulesë statutare ose ligjore dhe pa mbledhje të Këshillit Qendror, pra tinëz, ka ndodhur krejt në mënyrë klandestine.

Shkojmë tutje:

  • Kumanovë, kryetar dege i zgjedhur me të gjitha normat statutare dhe me prezencë të një numri të madh të përkrahësve të Lëvizjes BESA është zgjedhur Shenur Osmani, ndërsa Bilall Kasami në gjykatë e ka falsifikuar këtë dhe si kryetar dege e ka paraqitur Driton Ramadanin, i cili kurrë nuk ka qenë anëtar i Lëvizjes BESA.
  • Likovë kryetar legjitim i degës është zgjedhur Fejzullah Emini, por Bilall Kasami në listën e falsifikuar të kryetarëve të degëve e ka futur personin Avni Saliji.

 

  • Haraçinë, në vend të kryetarit të zgjedhur në mënyrë legjitime, Elham Abazit, Kasami në mënyrë të falsifikuar e ka shënuar se kryetar dege është Amir Bajrami.
  • Butel kryetari i degës Driton Ademi është ndryshuar në listën e falsifikuar me emrin e Besnik Idirizit.
  • Saraj, edhe pse ka pasur kryetar të zgjedhur me të gjitha nishanet demokratike, Bilall Kasami e ka keqpërdorur pozitën e vet dhe në gjykatë e ka falsifikuar këtë, duke e dërguar emrin e Fahrudin Ibrahimit.
  • Çair vjen kulminacioni i paturpësisë. Ndonëse edhe pëllumbat e Çairit e dinë se kryetar dege i Lëvizjes BESA në Çair është Bekim Saliu, Kasami pa fije turpi dhe ndërgjegje e ka falsifikuar emrin e tij dhe si kryetar dege e ka shkruar emrin e Ramadan Nezirit.
  • Këtu po i përmendim edhe dy persona që askush nuk i njeh dhe nuk di se a kanë qenë ndonjëherë në ndonjë tubim të BESËS. Bëhet fjalë për personat misteriozë Kurtish Salija dhe Rexhep Latifovski, të cilët ai i ka dërguar në gjykatë si anëtarë të Këshillit Qendror.

Dikush që bën vepër të këtillë le që nuk ka të bëjë asgjë të përbashkët me shqiptarinë e trumbetuar, le që e ka thyer ligjin dhe do të marrë padi për këtë, por kështu ka dëshmuar edhe për nivelin e ulët të njerzillëkut. Ne nuk kemi koment se sa poshtë mund të bjerë njeriu që ta ruajë një fije pushteti. Çfarë t’u desh kjo Bilall?! Duke pasur lavdin, e zgjodhe turpin.

https://www.youtube.com/watch?v=6t55ryItC2U