Shfaqja e akneve pas adoleshencës lidhet me një nga shkaqet e mëposhtme: hormonale, gjenetike, steroidet e gjendura në barnat e ndryshme, produkte të caktuara kozmetike që bllokojnë poret!

Një sërë faktorësh mund të kontribuojnë në shpërthimin e akneve dhe disa prej nesh mund të jenë duke i “ushqyer” këto të fundit pa dijeni. 
Në vijim janë disa nga ato ushqime që mund të shkaktojnë aknet:

Qumështi dhe produktet e tij
Ndonëse është një burim kryesor i kalciumit, ka prova të mjaftueshme shkencore për të provuar se qumështi dhe bulmeti mund të kontribuojë në çrregullimet që prekin lëkurën. Studimet tregojnë se qumështit rrit nivelin e hormoneve androgjenike dhe rritin nivelet e insulinës, – të dyja mund të stimulojnë gjëndrat e yndyrës e cila thyen “muret” e lëkurës së fytyrës duke rezultuar në një puçërr.
Pijet dhe ushqimet e pasura me sheqer dhe karbohidrate

Këto ushqime, duke përfshirë dhe makaronat apo bukën kanë indekse të larta glikemik (konvertohen shpejt në sheqer). Dhe ju e dini se çfarë sheqeri i bën trupit: kjo gjë që çon në inflamacion qelizor në të gjithë trupin. Inflamacioni prodhon enzima që thyejnë kolagjenin dhe elastinën, duke përshpejtuar daljen e akneve.

Pijet alkolike
Sipas Dr. David Colbert, themelues i Neë York Dermatology Group, alkooli është një hepatotoksin që trupi ynë punon për ta eliminuar. Alkooli dehidraton lëkurën dhe ato të pasura me sheqer mund të çojnë në inflamacion sistemik, gjë që mund të shkaktojë puçrra fytyre. HEALTHDIGEST