David de Gea është zgjedhur lojtari i javës nga votuesit në mbarë botën në “UEFA.com”.

De Gea ishte i jashtëzakonshëm në portë kundër Sevillas, sfidë në të cilën Manchester United barazoi 0-0 dhe çerekfinalisti i Ligës së Kampionëve do të vendoset në “Old Trafford”.

Willian, që shënoi kundër Barcelonës, Muller – që shkëlqeu në fitoren e thellë të Bayern Munich kundër Besiktas dhe sensacioni i Shakhtarit, Fred – ishin gjithashtu kandidatë për më të mirin e javës.

De Gea triumfoi me 48 % të votave, pas dy spastrimeve dhe tetë pritjeve kundër klubit spanjoll.