Biznesmeni Gëzim Memlika është ndarë nga jeta disa ditë pasi u përfshi në një aksident në Tiranë.

Memlika po trajtohej në spital gjatë këtyre ditëve, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ditën e djeshme ka ndërruar jetë. 58-vjeçari është përcjellë sot për në banesën e fundit nga familjarë, miq dhe të afërm.

Gëzim Memlika me origjinë nga Tepelena, është pronari i firmës së këpucëve “Bufalo”

Ai u përplas nga një automjet katër ditë më parë pranë Universitetit të Arteve.