Specializantët vullnetarë në mjekësi dhe sotmatologji të viteve 2016/2017 kanë paralajmëruar se do të mbajnë protestë të hënën, në orën 12:00, para Ministrisë së Shëndetësisë.

Protesta mbahet për shkak të mos realizimit të premtimeve nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili se që nga 1 janari asnjë specializant nuk do të mbetet pa pagë.

“Arsyeja e protestës është mos-mbajtja e premtimit për futjen në sistemin e pagesës së specializantëve vullnetarë”, thuhet në thirrjen e protestës.