Qeveria e Turqisë e shqyrton mundësinë për vendosjen e tredhjes kimike të personave të akuzuar për pedofili, deklaroi ministri turk të Drejtësisë Abdylhamit Gjyl.

Paralajmërimi i Gylit pason pas disa rasteve të zbardhura të sulmit seksual mbi fëmijë në Turqi në periudhën e kaluar, prej të cilëve i fundit ishte në fillim të muajit kur një 20-vjeçar ishte arrestuar për shkak të abuzimit të një[ vajte trevjeçare gjatë një dasme.

Sipas Gjylit, mendohet vendimin për tredhje ta marrë Gjykata dhe kjo të kryhet me dhënien e medikamenteve që do t’i “eliminojnë” nxitjes seksuale të personave të dënuar për sulm seksual mbi minorenët.

Për shkak të sulmeve të shpeshtuara seksuale mbi minorenë, Qeveria turke mori vendim për formimin e Komisionit për luftë kundër abuzimit seksual të fëmijëve.