Turqia do të vazhdojë që ta realizojë operacionin “Degë e ullirit” në rajonin e qytetit sirian Afrin, madhe edhe nëse kurdët nga Forcat për mbrojtje të popullit arrijnë marrëveshje me Damaskun për sigurim të ndihmës ushtarake, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Ibrahim Kalin në konferencën për shtyp në Ankara.

“Informata se Forcat për mbrojtje të popullit kanë firmosur marrëveshje me forcat e Bashar Asadit është e pasaktë. Është e mundur që të realitet të zhvillohen negociata të këtilla, por madje edhe nëse arrihet marrëveshje midis tyre, ne do të vazhdojmë që ta realizojmë operacionin ‘Degë e ullirit'”, tha Kalin.

Ai theksoi se Turqia nuk zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me Qeverinë siriane, por mesazhet e saj në mënyrë indirekte transmetohen në Damask.

Funksionari turk shtoi se forcat proqeveritare janë larguar nga Alepo dhe shto se tentimet që të hyjnë në Afrin do të kenë pasoja serioze.

Zëdhënësi presidencial, gjithashtu, tha se Turqia ka vendosur gjashtë pika për vëzhgim në Idlib dhe se planifikon të ndërtojë gjithsej 12 lokacione të atilla.

Kalin theksoi se Ankaraja është optimiste, por në të njëjtën kohë është  e kujdesshme lidhur me marrëdhëniet me SHBA-në pas vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit Reks Tilerson në Ankara javën e kaluar.